
Zëvendëspresidenti i kompanisë gjigante në internet “Amazon” ka dhënë dorëheqjen për shkak të kritikave nga punëtorët lidhur me masat e sigurisë ndaj koronavirusit.
Tim Bray, një inxhinier i vjetër në “Amazon Web Services", e përshkroi pushimin nga puna të protestuesve si "dëshmi të toksicitetit që përshkon kulturën e kompanisë". Ai kishte pesë vjet që punonte në kompani,
Punëtorët e kanë kritikuar “Amazon”-in se nuk ka bërë sa duhet për të mbrojtur stafin kundër virusit.
Sipas “BBC”, “Amazon” nuk ka pranuar të komentojë, por i mbron veprimet e veta.
Kompania mund të hetohet për shkelje të të drejtave të punonjësve, pasi pushoi organizatorin e një proteste të vogël që u bë për kushtet e sigurisë në një depo në Nju-Jork.



