Jovanoviç: Serbia të pranojë realitetin e shtetit të Kosovës (VIDEO)

Jovanoviç: Serbia të pranojë realitetin e shtetit të Kosovës (VIDEO)

“Serbia duhet të pranojë realitetin, lidhur me Kosovën dhe se kjo cështje është nyja më e madhe, të cilën duhet ta zgjidhë ky brez”.

Kështu është shprehur për të përditshmen malazeze “Pobjeda”, kryetari Partisë Liberal Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviç. 

“Mendoj se është shumë e vështirë që të pranohet realiteti në Serbi. Përpjekjet për balancimin dhe flirtim me politikën, që na solli në këtë fazë, të cilën ne e quajmë realiteti në Kosovë, gjithnjë e më shumë janë në një rrugë pa krye”, tha Jovanoviç për gazetën malazeze “Pobjeda”. Më tej ai ka theksuar se gjithë bota ka një qëndrim për Kosovën, e  ndryshme nga ajo e Serbisë , “madje edhe rusët, për të cilët ne flasimi,  kanë mbështetur shumë veprime të bashkësisë ndërkombëtare,  të cilat çuan më pas në formimin dhe njohjen e shtetit të Kosovës” tha ndër të tjera  Jovanoviç. Sipas tij një e kaluar e tillë, nuk do t’i shërbejë askujt.

Lideri i opozitës serbe mbështet qëndrimin se çështja e Kosovës ky nuk mund të cilësohet më si një  problem i qeverisë, porse një problem shoqëror, i cili nuk guxon të ndahet mes opozitës dhe pushtetit.

“Pushteti, natyrisht, ka përgjegjësinë më të madhe, por do të duhej të ketë fuqinë për t’u marrë me këto çështje. Opozita jonë, në lidhje me Kosovën, ka qëndrime nacionaliste, do të thosh unë, qëndrime ‘të vjetra’. Nuk ka asnjë qasje e re, por nga lahuta është kaluar në muzikë ashensorësh”, tha Jovanoviç.

Lideri i LDP-së thotë se dialogu mes dy vendeve duhet të vazhdojë, në  mënyrë që të kemi një rajon të sigurtë dhe me aspirate europiane.

“Pra, dialogu nuk duhet të ndalet dhe është e rëndësishme që të dy shoqëritë tona ta kuptojnë. Pavarësisht nga pasojat momentale. Kjo qasje është treguar e mirë si afatgjatë. Është e rëndësishme për një rajon të sigurt, paqësor dhe  ekonomikisht prosperues”, përfundoi Jovanoviç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy