Presidenti rus Vladimir Putin bëri një deklaratë të shkurtër përmes video-lidhjes për Samitin në Johanesburg.
Ai falënderon presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa për mikpritjen e samitit dhe për zgjerimin e grupit përtej pesë kombeve aktuale.
Shefi i Kremlinit nuk bëri asnjë koment për rrëzimin e avionit ku ndodhej kreu i grupit Wagner Prigozhin.
Brics vendosi të ftojë gjashtë vende - Argjentinë, Egjipt, Iran, Etiopi, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe - për t'u bërë anëtarë të rinj të bllokut.



