Prokurori Eugen Beci largohet përfundimisht nga sistemi i drejtësi. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e tij nga detyra.
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe kandidat për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Beci u shkarkua nga KPK në qershor të vitit 2009.
Trupa gjykuese konstatoi probleme me pasurinë dhe pastërtinë e figurës. KPK gjeti probleme në blerjen e një apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 169 metra katrorë. Burimi i deklaruar për këtë ishte shkëmbimi i një apartamenti 83.2 metra i financuar me kredi të butë dhe dy hua nga vëllezërit prej 4 milionë lekësh.
Sipas relatores Pine, Beçi kishte dy kontrata mbi apartamentin e parë dhe KPK gjeti se kredia e butë ishte tërhequr pjesë-pjesë dhe nuk ishte e qartë se kujt i ishin paguar shumat e tërhequra cash nga banka.
Përveç pasurisë, prokurori Eugen Beçi mori një raport negativ nga DSIK pasi nuk kishte deklaruar revokimin e një vize nga Ambasada e SHBA në Tiranë si dhe për kontakt të papërshtatshëm.
Vendimi i sotëm i KPA e nxjerr atë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.



