Banka Qendrore e Rusisë: Bursa e Moskës do të qëndrojë e mbyllur të hënën

Banka Qendrore e Rusisë: Bursa e Moskës do të qëndrojë e mbyllur të hënën

Bursa e Moskës nuk do të hapet të hënën, tha Banka Qendrore Ruse, pasi monedha e vendit ra me shpejtësi si pasojë e sanksioneve perëndimore.

“Për shkak të situatës aktuale, Banka e Rusisë ka vendosur të mos hapë një seksion të tregut të aksioneve, një seksion të tregut të derivateve në bursën e Moskës sot”, thuhet në deklaratën e bankës.

Banka Qendrore Ruse tha gjithashtu se do të shpallte oraret e hapjes për ditën e martë, në vijim.

Pezullimi i tregtimit vjen pasi monedha ruse, rubla, ra me gati 30% të hënën, pasi tregjet filluan të vlerësojnë ndikimin e sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s ndaj Rusisë për agresionin e saj në Ukrainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy