Filmi francez i vrasjeve misterioze ‘Anatomy of a Fall’ ka marrë çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Kanë të këtij viti.
Regjisorja Justine Triet fitoi Palmën e Artë për dramën e saj tensionuese në sallën e gjyqit, e cila tregon historinë e një shkrimtari të akuzuar për vrasjen e burrit të saj. Ajo bëhet regjisorja e tretë femër që fiton çmimin prestigjioz, i cili u dha për herë të parë në vitin 1955.
Thrilleri i saj u luajt nga një kast aktorësh autentikë si aktorja gjermane Sandra Hüller, Arthur Harari, Milo Machado Graner dhe shumë të tjerë.Teksa ‘rrëmbeu’ çmimin e festivalit madhështor, Triet kritikoi qeverinë franceze për reagimin e saj ndaj protestave të fundit të pensioneve.
“Këto protesta u shtypën në një mënyrë tronditëse”, tha ajo në fjalën e saj, pasi iu dorëzua çmimi nga ylli i Hollivudit, Jane Fonda.
Triet kritikoi gjithashtu atë që ajo e quajti "komercializimin e kulturës" të qeverisë duke bërë që ministrja franceze e Kulturës Rima Abdul Malak të kundërpërgjigjet, duke thënë se ajo ishte e mërzitur nga komentet e padrejta.
Palma e Artë është çmimi më i lartë i dhënë në festival dhe u prezantua për herë të parë në vitin 1955 nga komiteti organizativ i festivalit.

Triet mposhti 21 filma të tjerë në garë për çmimin, duke lënë pas një konkurrencë të fortë nga filmat e rinj të regjisorëve të mirënjohur, duke përfshirë Wes Anderson dhe Ken Loach.
Festivali i Filmit në Kanë është një Festival filmi Arkivuar 24 tetor 2016 tek Wayback Machine që mbahet çdo vit në qytetin Cannes, Francë.
Çmimi i Madh, çmimi i dytë më i lartë, i shkoi regjisorit britanik Jonathan Glazer për The Zone of Interest, një adaptim i romanit të të ndjerit Martin Amis me të njëjtin emër për një familje që jeton pranë Aushvicit.
Ndërkohë, çmimi për aktorin më të mirë shkoi për Koji Yakusho nga Japonia për rolin e tij si një mesoburrë nga Tokio që pastron tualetet në filmin "Ditët e përsosura" të Wim Wenders dhe Merve Dizdar e Turqisë u shpall aktorja më e mirë për "About Dry Grasses".
Dhe regjisori vietnamezo-francez Tran Anh Hung fitoi regjisorin më të mirë për Pot-au-Feu, një histori dashurie me Juliette Binoche dhe Benoît Magimel të vendosur në një vilë franceze të shekullit të 19-të.
Festivali ishte një nga më të mëdhenjtë ndër vite për emrat e famshëm në tapetin e kuq, legjendat e Hollivudit Martin Scorsese, Robert De Niro, Quentin Tarantino, Isabella Rossellini dhe Sean Penn të gjithë u shfaqën.



