Arrestimi i Gjokutaj, Kikia: Distancimi s’të zhvesh nga përgjegjësitë, Ministri i Financave duhet të dorëhiqet (VIDEO)

Arrestimi i Gjokutaj, Kikia: Distancimi s’të zhvesh nga përgjegjësitë, Ministri i Financave duhet të dorëhiqet (VIDEO)

Gazetari Mentori Kikia në ‘MCN Live’ duke komentuar për arrestimin e sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave, bëri me dije se askush nuk ndjen përgjegjësinë për tu dorëhequr.

Ai tha se fenomeni i vjedhjes është kthyer në epidemi dhe kjo duhet të ndalohet, ndërsa shtoi se distancimi nga ngjarja nuk mjafton dhe se ministri i Financave duhet të japë dorëheqjen.

Politikisht, ministria duhet të reagojë për këtë ngjarje. Ministria e financave mund të mos jetë e implikuar sepse tek e fundit ka qenë e panevojshme për tu bërë pjesë e zinxhirit, por përgjegjësia politike e ministrit është absolute dhe mendoj se më e pakta që vetë ministria është informuar mbi procesin para se çështja të bëhej publike ajo do duhej të jepte dorëheqjen dhe nëse nuk mund të jetë e përfshirë, por këtu askush nuk ndjen përgjegjësinë për tu dorëhequr. Detyra nuk është të distancohesh, sepse distancimi nuk të zhvesh nga përgjegjësitë, sepse sekretari i përgjithshëm dhe nëse nuk ka faj është përgjegjës për ata poshtë vetes dhe kryeministri nëse ka kaq shumë njerëz të korruptuar në administratë nuk mund vetëm të distancohesh. Kjo do të thotë se nëse bëhen pak si shumë nuk i shpëton dot përgjegjësisë me ‘merrni bëni ca të doni’, sepse ajo është shndërruar në epidemi. Kjo frymë s’ka lindur kot në këtë administratë dhe kur arrin deri këtu ka shkuar në kufijtë e të papranueshmes, fenomeni është kthyer në epidemi, duhet të ndalohet.

Më tej ai shtoi se kur korrupsioni shndërrohet në detyrë dhe detyra neglizhohet, njerëzit nuk mundohen të punojnë por se si të vjedhin.

Ai mund të dalë dhe me një njoftim tjetër dhe të thotë se ne distancohemi, por nuk mjafton, ky zotëria pavarësisht vlerësime maksimale, kjo se zhvesh nga përgjegjësitë dhe për këtë arsye mendoj se nuk mjafton distancimi, mendoj se në çdo vend që do ndodhet ministri financave do të ishte dorëhequr, thjesht për të pastruar veten e tij sepse aty nuk njeh njeri sekretarin, por atë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy