Xhadat: Rruga e bllokuar në Mizë të Divjakës ndez konflikt mes dy pronarëve (VIDEO)

Xhadat: Rruga e bllokuar në Mizë të Divjakës ndez konflikt mes dy pronarëve (VIDEO)

Qytetari Idajet Dhëmbi nga fshati Mizë i Divjakës ka denoncuar në emisionin Xhadat lidhur me një problem për rrugën para shtëpisë së tij, i cili pretendon se bashkia në vitin 2010 e ka bllokuar dhe rrethuar me rrjetë teli, sipas tij me kërkesë të komshiut të tij me mbiemër Mali. Ai thotë se është i ardhur aty që nga viti ’92 dhe ka blerë pronën e tij 700 m². Origjina e kësaj prone ka qenë vepër armatimi e ndërtuar që në vitin 1976 dhe më pas ish-pronari e ka hedhur në gjyq atë për këtë pronë. Mirëpo ai thotë se këtë pronë e mbron me vendim të gjykatës së formës së prerë të Vlorës.

 

Gjithashtu për këtë vendim të ish-kryetarit Fredi Kokoneshi, ai e ka rrëzuar me gjykatë deri tek Apeli i Tiranës, pasi ai vendim ishte lëshuar vetëm si vendim me emrin e tij, por ka një vendim këshilli, pra në mënyrë jo të drejtë ligjore dhe administrative. Pas dy gjyqeve të vazhdueshme me ish-kryetarin dhe pretenduesin e pronës së tij, të cilat i ka fituar, ai tregon se nga viti ’92 deri pas shumë vitesh ka qenë rruga ku kalonte dhe shkonte në asfaltin kryesor që kalon përmes fshatit.

 

Tashmë që rrjeta e vendosur nga ish-kryetari dhe një kotec i ndërtuar nga komshiu, i cili sipas tij ka ardhur 20 vjet më pas dhe ka vendosur mu në kufi me rrjetën, kanë pasojë që zotëria të bëjë një rrotullim 360 gradë për të dalë në rrugën kryesore të fshatit Mizë.

 

Pas denoncimit, bashkë me z. Idajet Dhëmbi, ekipi i Xhadave përshkoi në këmbë nga shtëpia e tij deri në rrugën kryesore të fshatit, për të parë sesa larg ishte. Dhe në fakt, zotëria duhej të kryente më shumë se 200–300 metra në këmbë, kur nga rruga e vjetër që pretendon e kishte vetëm 20 metra.

 

Më pas Xhadat drejtohen tek komshiu i Idajetit, Albert Mali, i cili është djali i pronarit të pronës në kufi, ku ka lindur konflikti për rrugën. Ai shprehet se kjo është një sipërfaqe prej 8668 m², ku janë disa bashkëpronarë. Ai thotë se në sipërfaqen që disponon e ka me leje ndërtimi, por jo me certifikatë pronësie, ndërsa Idajeti shprehet se pronën e tij me sipërfaqe 700 m² e ka në proces legalizimi.

 

Ai thotë se në pjesën ku Idajeti pretendon se ka qenë rrugë, ajo është prona e tij private. Dhe gjithashtu shprehet se me pronën e Idajetit nuk ka asnjë problem, madje shprehet se nëse z. Idajet ia japin rrugë pjesën ku ai pretendon se ka pasur rrugë, ai e lëshon pa asnjë problem. Gjithashtu shprehet se nëse z. Idajet e ka në proces legalizimi, përse nuk e merr certifikatën dhe përse nuk hiqet kjo rrjetë e cila kufizon dy pronat nëse është e padrejtë (pretendim ky i z. Idajet, i cili e ka fituar me gjyq vendosjen e rrjetës nga bashkia).

 

Pas këtij diskutimi, Xhadat i drejtohen bashkisë së Divjakës me të dy banorët. Meqë kryetari i bashkisë nuk ndodhej, u drejtuan tek Drejtoria e Urbanistikës dhe për këtë çështje, pas një ballafaqimi mes dy palëve në zyrë, drejtori sugjeroi që të bëjnë kërkesën për informacion, duke lënë të gjitha dokumentet që Idajeti dhe Alberti disponojnë, dhe më pas me urdhrin e kryetarit të bashkisë të ngrihet një grup pune për të shkuar tek pronat e tyre dhe të jepet një zgjidhje konkrete.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy