Ministri i Bujqësisë, Edmind Panariti ishte sot në Kavajë ku inspektoi kompleksin e rritjes së shpendëve “Chicken Farm” në kuadër të masave që duhet të merren për parandalimin e Gripit të Shpendëve.Ministri theksoi se në Shqipëri nuk ka ende asnjë rast të identifikuar dhe kjo edhe falë masave të marra nga sipërmarrësit e mbarështimit të shpendëve.



