Trump urdhëron objektin në Guantanamo për 30.000 emigrantë: Vështirë të dalin nga atje

Trump urdhëron objektin në Guantanamo për 30.000 emigrantë: Vështirë të dalin nga atje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar nënshkrimin e një urdhri ekzekutiv i cili do ta bëjë burgun e Guantanamos një vend ku do të ndalohen emigrantët e paligjshëm.

Trump tha të mërkurën se do të urdhërojë Pentagonin dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare që të përgatisin një objekt ndalimi emigrantësh në Gjirin e Guantanamos për rreth 30.000 emigrantë.

Disa prej tyre janë aq të këqij sa që ne nuk u besojmë as vendeve që i mbajnë.

Ne nuk duam që ata të kthehen, kështu që do t’i dërgojmë në Guantanamo.

Në burgun e sigurisë maksimale brenda bazës detare amerikane në Kubë, të burgosurit e lidhur me terrorizmin kundër Shteteve të Bashkuara janë mbyllur prej vitesh.

Është e vështirë të ikësh nga ai vend.

Baza detare amerikane në Gjirin e Guantanamos, Kubë, tashmë strehon një strukturë emigrantësh të ndarë nga burgu i sigurisë së lartë amerikane për të dyshuarit e huaj për terrorizëm, e cila është përdorur me raste për dekada, duke përfshirë edhe për të mbajtur Haitianët dhe Kubanët të kapur në det.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy