
Ish-Presidenti amerikan Donald Trump, kritikoi të mërkurën Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe tha se Izraeli duhet të rregullojë situatën pas sulmeve nga militantët e Hamasit.
Duke folur në një event të fushatës në West Palm Beach, Florida, Trump shprehu simpatinë për Izraelin, duke e quajtur vendin “një bekim për botën” dhe duke u kërkuar udhëheqësve izraelitë të organizohen kundër Hamasit.
Kur ndonjëherë shoh inteligjencën, ju flisni për inteligjencën, ose flisni për disa nga gjërat që shkuan keq gjatë javës së fundit, ata duhet ta rregullojnë situatën sepse po luftojnë një forcë potencialisht shumë të madhe.
Trump foli gjithashtu për një sulm me dron amerikan të vitit 2020 që ai urdhëroi dhe vrau një komandant të lartë ushtarak iranian dhe pretendoi se Netanyahu “na zhgënjeu” duke mos ndihmuar SHBA-në me atë mision.
Nuk do ta harroj kurrë që Bibi Netanyahu na zhgënjeu. Kjo ishte një gjë shumë e tmerrshme, do ta them këtë.
Trump, kandidati kryesor për zgjedhjet presidenciale të 2024 në SHBA, fajësoi gjithashtu kundërshtarin e tij politik Presidentin Joe Biden për luftën në Izrael.
Biden të shtunën tha se mbështetja e administratës së tij për sigurinë e Izraelit është “e fortë dhe e palëkundur”.



