Britania dërgon 600 trupa në Kosovë

Britania dërgon 600 trupa në Kosovë

NATO do të dërgojë 600 ushtarë britanikë në Kosovë, pas përshkallëzimit të situatës në veri.

"Britania e Madhe po vendos rreth 200 ushtarë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit për t'iu bashkuar një kontingjenti prej 400 trupash britanike që tashmë po ushtrohen në Kosovë, dhe përforcime të mëtejshme do të pasojnë nga aleatët e tjerë", citon DW Dylan White, zëdhënës i NATO-s.

Vendimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon”, shtoi ai, pa iu referuar shprehimisht deklaratës së Uashingtonit, që pak ditë më parë paralajmëroi për një rritje të pranisë së trupave ushtarake serbe në kufirin e Kosovës.

Vendimi i NATO-s erdhi në të njëjtën ditë që Prishtina deklaroi se ka siguruar provat për përfshirjen direkte të Serbisë në sulmin e 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Zveçla, tha se hetimet e kryera në Banjskë kanë provuar se Serbia u përpoq ta aneksojë veriun e Kosovës dhe se sulmuesit u përgatitën në bazat ushtarake të ushtrisë serbe brenda Serbisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy