Sulmohet kryevepra e Da Vinçit, protestuesit hedhin supë mbi Mona Lizën

Sulmohet kryevepra e Da Vinçit, protestuesit hedhin supë mbi Mona Lizën

Protestuesit kanë hedhur supë mbi pikturën e mbrojtur me xham të Mona Lizës në Paris.

Piktura e shekullit të 16-të nga Leonardo da Vinci është një nga veprat më të famshme të artit në botë dhe mbahet në Muzeun e Luvrit në Paris.

Piktura ka pas mbrojtje me xham antiplumb, kësisoj nuk ka gjasa që të ketë pësuar ndonjë dëmtim. 

Një video tregonte dy protestues që kërkonin të drejtën për "ushqim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm", duke thënë se "sistemi ynë bujqësor është i sëmurë".

Mona Liza ka qenë e mbrojtur me xham të sigurisë që nga fillimi i viteve 1950, kur u dëmtua nga një vizitor që hodhi acid mbi të.

Në vitin 2019, muzeu tha se kishte instaluar një formë më transparente xhami antiplumb për ta mbrojtur atë.

Në vitin 2022, një aktivist hodhi tortë mbi pikturën, duke u kërkuar njerëzve të "mendonin për Tokën".

Kujtojmë që piktura u vodh nga Luvri në vitin 1911, një lajm që shkaktoi sensacion ndërkombëtar. Ajo u gjet dy vjet më vonë kur grabitësi Vincenzo Peruggia u përpoq t'ia shiste një tregtari antike në Firence, Itali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy