"Deti", Meta: Nuk kam lënë të kuptohet se nuk do ta jap autorizimin

"Deti", Meta: Nuk kam lënë të kuptohet se nuk do ta jap autorizimin

Presidenti Ilir Meta është shprehur se gjatë këtyre javëve, ai shpreson që puna e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë do të nisë punimet.

I ftuar në “Real Story”, Meta është shprehur se kemi të bëjmë me një palë negociata të jashtëzakonshme dhe se procesi i deritanishëm ka qenë i nevojshmë për t’u koordinuar sa më mirë mundshëm, që ekipi të cilit vetë Meta do t’i japë autorizimin, të jetë i aftë që ta bëjë këtë marrëveshje të “jashtëzakonshme” një realitet të prekshëm dhe të pakontestueshëm.

"Së pari për mua ska rëndësi fare, sesi do ta bëja unë, sepse unë e kosndieroj veten për shkak të pozicionit, në cdo rast si një pjesë e të gjithë këtij procesi. Kjo është një marrëveshje shtetërore, dhe si e tillë, nuk më shmang nga përgjegjësia e jashtëzakonshme, sepse është një marrëveshje e jashtëzakonshmse, sepse nuk ndodh sa herë ndërrojnë qeveritë apo presidentët, që të bëhet një marrëveshje kaq e rëndësishmeËshtë e jashtëzakonshme sepse na ka ndodhur që një marrëveshje që është nënshtruar më parë, të shpallet e pavlefshme nga Gjykata Jonë kushtetuese, nga një problem që mund të zgjidhej, kemi trashëguar një problem më shumë me Greqinë, për shkak të palës sonë dhe na duhet që ta zgjidhim njëherë e mirë dhe në mënyrë të qëndrueshme këtë çështje. Në mënyrën më të drejtë për të dyja vendet dhe të pakontestueshme njëherë e përgjithmonë", deklaroi Meta.

Kreu i shtetit deklaroi se besoj se gjatë këtyre javëve është bërë një punë shumë e mirë për të arritur drejt atij momentin që besoj nuk jemi larg, për të filluar punën ekipi negociator, me një platformë të qartë dhe solide.

Presidenti Meta shprehet se nuk kam lënë të kuptohet se nuk do ta jap ndonjëherë autorizimin.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy