
VMRO-DPMNE-ja ka reaguar ndaj caktimit të seancës për votimin e Qeverisë ditën e shtunë. Sipas partisë më të madhe opozitare, deputetët nuk kanë mjaftueshëm kohë të shqyrtojnë programin e Qeverisë. Presidenti Stevo Pendarovski nga ana tjetër, tha se pret nga Qeveria e re zbatimin e agjendës proevropiane.



