HEC-et, Xhepa: Qeveria nuk duhej të kishte rinovuar kontratat (VIDEO)

HEC-et, Xhepa: Qeveria nuk duhej të kishte rinovuar kontratat (VIDEO)

Pezullimi i kontratave koncesionare të njëpasnjëshme nga Ministria e Infrastrukturës, fillimisht ajo e rrugës Thumanë-Kashar dhe më pas ngrirja e 73 kontratave që i përkasin 96 HEC-eve deri në  momentin e hetimit fizik të të gjitha dokumenteve, për ekspertët ky nuk është një vendim pozitiv. Në një intervistë për Tema TV, eksperti Selami Xhepa pohon se qeveria nuk duhet të kishte rinovuar kontratat, dhe se ky vendim është kosto shtesë per shoqerine.

Vendimi për pezullimin e kontratave erdhi menjëherë pas debatit për rrezikun që i kanosej kanionit të Holtës, nga ndërtimi i HEC-it.

Pavarësisht kësaj, ministrja Belinda Balluku nuk bëri të ditur se ç'do të ndodhë me kontratat që janë në fazë të avancuar. Sipas Xhepës, vendimi i qeverisë mund të sjellë pasoja negative juridike dhe ekonomike.

I pyetur se sa do të ndikojë kjo situatë tek investimet e huaja, eksperti Xhepa shprehet tepër skeptik për mundësitë që ka vendi ynë për të tërhequr investitorët.

Ndërkohë më herët kundër këtij vendimi është shprehur edhe Konfindustria, duke e konsideruar vendimin si të  njëanshëm dhe tepër të rrezikshëm, dhe që mund të thellojë më tej hendekun e shkeljeve ligjore nga kompani të ndryshme.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy