Odiseja e 629 emigrantëve, “Aquarius” mbërrin në Spanjë (VIDEO)

Odiseja e 629 emigrantëve, “Aquarius” mbërrin në Spanjë (VIDEO)

Mbërrin në Valencia të Spanjë grupi i 629 emigrantëve të refuzuar nga Italia. Anija e rojes bregdetare ishte e para që mbërriti në Port rreth orës 8 të mëngjesit të së dielës. Ajo është një nga dy mjetet italiane që shpëtuan një pjesë të pasagjerëve të “Aquarius” para se ta shoqëronin atë për në Spanjë, me ftesë të kryeministrit Pedro Sanchez. “Aquarius” u bë burimi i një përplasjeje të nxehtë politike në BE lidhur me krizën e emigrantëve në Mesdhe.

Për refugjatët, kryesisht nga Afrika, mbërritja në Valencia shënoi fundin e një odiseje javore në Detin Mesdhe. Spanja u deklarua për të ndihmuar grupin e afrikanëve kryesisht nga vendet e medheut në bordin e “Aquarius” javën e kaluar, duke ofruar sttrehë për anijen që ndodhej 700 milje larg Italisë dhe Maltës, që nuk pranuan ta lejojnë në portet e tyre.

Në portin lindor spanjoll të Valencias, priste një staf prej 2,320 vetësh përfshirë vullnetarë, përkthyes dhe punonujës të shëndetësisë.

Anëtarët e departamentit të shëndetësisë u ngjitën menjëherë në bord, duke kryer procesin e parë të identifikimit të pasagjerëve. Aty ishin 270 emigrantë, disa prej të cilëve kishin nevojë për kujdes mjekësor urgjent. Në bordin e anijeve janë 9 gra shtatëzëna dhe 100 të mitur, nën moshën 18 vjeç.

Policia u paraqit me uniforma të bardha dhe maska mbrojtëse duke përshëndetur emigrantët e parë që hynin në port.

Situata e anijes “Aquaris” ka nxjerrë në pah dështimin e Bashkimit Evropian për të rënë dakord se si të menaxhojnë një numër të madh njerëzish që ikin nga varfëria dhe konflikti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy