Basha: Rama në konflikt interesi me punën e SPAK, t’i jepet fund imunitetit parlamentar

Basha: Rama në konflikt interesi me punën e SPAK, t’i jepet fund imunitetit parlamentar

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, deklaroi në hyrje të Kuvendit se Edi Rama nuk është promotori i reformës në drejtësi, por se ajo u bë e mundur në sajë të rolit të ndërkombëtarëve.

Ai tha se Rama nuk lë rast pa shpërdoruar duke u përpjekur të hiqet si promotori dhe mbrojtësi i madh i reformës në drejtësi dhe i SPAK.

Reforma në drejtësi kaloi vetëm në falë të mbështetjes dhe presionit të aleatëve euroatlantikë.

Një reformë që synon t’i japë fund pandëshkueshmërisë.

Fakti është se SPAK ka provuar se kjo reformë është jetike për të goditur pandëshkueshmërinë dhe për të vënë para përgjegjësisë penale ata që kanë abuzuar me paratë dhe besimin e qytetarëve shqiptarë.

Basha shtoi se Edi Rama dhe qeveria e tij janë në konflikt interesi me punën e SPAK dhe kërkoi që kreu i qeverisë t’i japë fund sulmeve të hapur apo fshehura ndaj SPAK.

Deklarata e tij u bë ndërsa u pyet nëse është thirrur nga SPAK lidhur me hetimet për “21 Janarin”, për të cilën tha se deri më tani nuk e kanë thirrur, por shprehu gatishmërinë e tij.

Duhet të marrë fund epoka e imunitetit parlamentar, propozimi ynë ndërkohë fle në sirtarët e parlamentit.

Ndërsa ai e cilësoi si të shëmtuar mënyrën se si u arrestua kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy