Atentati në “Don Bosko”, Softa: Skemë mafioze e përsëritur, nuk ka bllokim të rrugëve gjatë emergjencave dhe monitorim të kriminelëve (VIDEO)

Atentati në “Don Bosko”, Softa: Skemë mafioze e përsëritur, nuk ka bllokim të rrugëve gjatë emergjencave dhe monitorim të kriminelëve (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live atentati në Don Bosko ka lidhje me konflikte të vjetra dhe jo me konflikte të krijuara rishtazi.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Softa tha se do të vijë një moment që do thuhet se heqja e kamerave nga policia do të jetë një dobësi për policinë.

Sipas ekspertit të gjitha elementët e ngjarjes së mbrëmshme janë ato të një atentati mafioz që ka mjeti, rrugët që kanë ndjekur ekzekutuesit, grabitja dhe djegia.

Softa theksoi se në vendin tonë mungon bllokimi i rrugëve në raste emergjente si dhe monitortimi i kriminelëve nga policia.

“Don Bosko” rikthehet në vëmendjen e publikut për atentatet e organizuara, konfliktet janë të vjetra, nuk janë të lindura rishtazi. Gazetari evidentoi një problem të operacionit “Fijet”. Ky është një nga momentet që themi do të vijë koha që heqja e kamerave do jetë dobësi për policisë do jetë informacion i munduar që mund të ndihmojë për zbulimin.

Janë elementët e një atentati mafioz, që nga organizmi. Fakti që janë të organizuar, mjetet që kanë përdorur, i vjedhur, i grabitur. Mjeti largohet, nuk ndesh asnjë patrullë, kanë studiuar rrugën, mjeti digjet, atentatorët kanë qenë të mbuluar dhe kanë studiuar rrugën se i janë shmangur evidentimit të policisë. Mjetet e pakontrolluara të grabitura nuk janë gjetur gjithë këto kohë. Targat fallco dhe përdorimi i armëve. Vazhdojmë të mos kemi kontroll dhe bllokim të rrugëve gjatë emergjencave. Nuk ka skenë bllokimi të atentatorëve dhe mjeteve. Nuk ka justifikim për mjete të tilla si fuoristrada.

Emrat janë të njohur nga policia. Këta persona duhen të mbahen në mbikëqyrje, telefoni, rrethi shoqëror aktiviteti dhe kush janë ushtarët që mund të përdoren në ngjarje të tilla. Fakti që nuk ka pasur një parandalim apo informacion paraprak tregon që shërbimet e policisë nuk janë bazuar tek mbikëqyrja e personave me aktivitet kriminal. Është situatë që kërkon reflektim në metodologjinë e punës së policisë. Këta persona që nga burg kalojnë në arrest shtëpie por lëvizin jashtë këtij perimetri.

Qeveria ka hedhur dy satelitë dhe ka thënë do monitorojmë dhe për ngjarjet kriminale. Do provojmë nëse satelitët evidentojnë lëvizjet e mjetit. Albanian 1 dhe Albanian 2 ishin investime që u promovuan si arritje që do kontrollojnë territorin. Kjo ngjarje do jetë në kuadrin e ngjarjeve të tjera. Shpresojmë të zbardhen. Janë disa ngjarjet të pazbardhura. Janë hesape të vjetra dhe jo të reja dhe duhet të ketë informacion nga shërbimet e policisë. Do presim informacionin, por më shqetëson mos monitorimi i grupeve kriminale. Hakmarrjet vazhdojnë, ka probleme ekonomike, konkurrence mes tyre. Do të shohim ënse do ketë zbardhje. “Don Bosko” zonë me probleme.

Fakti që kanë qëlluar në distancë tregon që ata nuk janë profesionistë janë të paguar. Fakti që mjeti është gjetur në Manzë duhet kontrolluar rrugë. Fakti që digjet nga Manzë duhet parë nëse janë nga Durrësi apo e kanë planifikuar vendin. Përdorimi armëve në zona të banuar tregon që krimi është i ashpër, banal dhe agresiv dhe nuk pyet nëse vret njerëz të pafajshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy