Erion Veliaj padit në Administrative institucionin e Presidentit dhe prokurorin e SPAK, Ols Dado

Erion Veliaj padit në Administrative institucionin e Presidentit dhe prokurorin e SPAK, Ols Dado

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar sot në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë për periudhën 2007–2012, si dhe kundër prokurorit të Posaçëm të SPAK, Ols Dado.

Në padinë e paraqitur, Veliaj kërkon konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Ols Dados si prokuror në vitin 2008, në një kohë kur ai ushtronte profesionin e noterit. Sipas kërkesës, emërimi është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit, konkretisht mungesën e përfundimit të Shkollës së Magjistraturës.

Gjithashtu, kryebashkiaku i Tiranës kërkon që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit të detyrës në mënyrë të paligjshme nga prokurori në fjalë.

Në padi theksohet se të gjitha veprimet penale të kryera ndaj Veliajt mbështeten mbi një akt emërimi të pavlefshëm “nul ab initio”, çka, sipas tij, ka sjellë pasoja të rënda për Bashkinë e Tiranës, Republikën e Shqipërisë, rendin kushtetues, institucionet shtetërore, si dhe për familjen dhe individin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy