Vdes bateristi i grupit të njohur, në trup i gjenden mbi 10 substanca të ndryshme

Vdes bateristi i grupit të njohur, në trup i gjenden mbi 10 substanca të ndryshme

Vdes në moshën 50-vjeçare Taylor Hawkins, bateristi i grupit “Foo Fighters”. Ai ndërroi jetë, pak para se të performonte në Kolumbi, tha në një njoftim përfaqësuesi i grupit.

Sipas autoriteteve kolumbiane, të cilët nisën hetimin e menjëhershëm pas vdekjes së artistit, njoftuan se Taylor Hawkins kishte 10 substanca të ndryshme në trup në kohën e vdekjes.

Me anë të një postimi në “Twitter” nga zyra e prokurorit të përgjithshëm u tha se Hawkins kishte një ‘koktej’ drogërash në sistemin e tij duke përfshirë: THC (marijuanë), ilaçe kundër depresionit (triciklik), benzodiazepinat dhe opioidet.

“Për studimin fillestar mjeko-ligjor të trupit të Taylor Hawkins, bateristi i grupit ‘Foo Fighters’, i cili vdiq dje në një hotel në veri të Bogotas, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi si:

‘Në testin toksikologjik të urinës, të kryer në trupin e Taylor Hawkins, u gjetën paraprakisht 10 lloje substancash, duke përfshirë: THC (marijuanë), antidepresivë triciklikë, benzodiazepina dhe opioidë.

Instituti Kombëtar i Mjekësisë Ligjore vijon studimet mjekësore për zbardhjen e plotë të ngjarjeve që çuan në vdekjen e Taylor Hawkins.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy