
Mbi 12,300 civilë palestinezë, mes të cilëve më shumë se 5,000 fëmijë, janë vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.
Lajmin e bënë me dije autoritetet në Gaza.
“Mbi 12,300 njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i agresionit, duke përfshirë më shumë se 5,000 fëmijë dhe 3,300 gra”, thanë autoritetet në Telegram.
Ata shtuan se bombardimet nga Izraeli shkatërruan plotësisht 43,000 ndërtesa banimi dhe dëmtuan pjesërisht 225,000 të tjera.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan sot vdekjen e tre rezervistëve, të cilët u vranë dje. Kjo e çon numrin e ushtarëve izraelitë të vrarë që nga fillimi i operacionit tokësor në Rripin e Gazës në 61, siç specifikohet nga Times of Israel.



