Inceneratorët, Soko: SPAK të zgjerojë tablonë duke futur përgjegjësit kryesorë dhe të shkojë në thellësi, tek ai i Tiranës

Inceneratorët, Soko: SPAK të zgjerojë tablonë duke futur përgjegjësit kryesorë dhe të shkojë në thellësi, tek ai i Tiranës

Eksperti i ekonomisë Pano Soko deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se SPAK duhet të veprojë në dy drejtime në hetimin e çështjes së inceneratorëve, së pari të zgjerojë tablonë duke futur përgjegjësit kryesore dhe së dyti të përqendrohet tek Tirana. “Nisma Thurrje” ka qenë ndër denoncuesit e parë në korrik të 2019, çuam inceneratorin e Fierit. Thelbi i të gjithës është afera që ka nisur që në momentin kur incenerimi papritur me një vendim të Këshilit të Ministrave bëhet hapi i parë që ndërmerret. Çfarë e detyroi Këshillin e Ministrave të ndërmerrte një hap të tillë, përkundër direktivave të BE-së që incenerimin e kanë të fundit ne e kaluam të parin. Do duhet parë me vëmendje nga SPAK çështja e shpalljes së emergjencës mjedisore në Elbasan. Cilat janë arsyet, çfarë ndodhi pas shpalljes dhe si është situata sot? SPAK është përqëndruar tek pjesa e abuzimit financiar, ku kanë vajtur paratë, kush ka paguar. E gjithë kjo është vetëm një pjesëz. Ndërveprimet financiare janë vetëm një pjesëz e gjithë tablosë. Tabloja e madhe korrupsionin e ka si pasojë e shpërdorimit të detyrës. Dikush ka abuzuar me ligjin dhe më pas ka krijuar premisën për të bërë korrupsion. Fillimi nuk është në momentin kur Ahmetaj merr ca para nga Zoto, problemi është e kush krijoi mjedisin që filloi të konsiderohej abuzimi. Kjo është detyra e SPAK. Kemi pjesën më të rëndësishme që është Tirana. Fieri dhe Elbasani bashkë bëjnë 50 milionë euro. 400 milionë euro janë të Tiranës, është elefanti. Pres që SPAK të futet të inceneratori i Tiranës pasi po na kushton sot para. SPAK duhet të veprojë në dy drejtime, të zgjerojë tablonë që të fusë përgjegjësit kryesorë, ata që firmosin dhe e dyta duhet të shkojë në thellësi, tek Tirana dhe aktorët që janë përgjegjës aty. E di që SPAK po heton Tiranë dhe lista është e madhe".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy