
Duke komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, politologu Ilir Kalemaj deklaroi në MCN Live se Kurti ra në grackën e Vuçiçit, duke theksuar se çështja e targave nuk është thelbësore, por periferike.
Sipas Kalemajt, ndonëse Vuçiç ishte me shpatulla pas murit ia doli që përmes çështjes së targave të zhvendosë vëmendjen ndërkombëtare dhe çështja e targave rrezikon tani të kthejë përmbys tavolinën.
Politogu vuri në dukje se Rama duhet të mbajë një qëndrim dhe të jetë në një linjë me Prishtinën zyrtare.
Që të arrijmë te kjo situatë duhet të kuptojmë strategjitë dhe taktikat e palëve dhe duket se fatkeqësisht Albin Kurti e hëngri karrotën e gabuar. Ndërkohë që Vuçiç ishte i izoluar dhe i vendosur përballë përgjegjësisë për vazhdimin e marrëdhënieve me Rusinë, ndërkohë që refuzoi t'i vendoste sanksaione dhe gjithë presioni ishte mbi Vuçiçin. Ai e zhvendosi vëmendjen te çështja e targave dhe kjo falë ndihmës që i dha Kurti. Po lexoja një intervistë të ish-gjeneralt të parë gjerman të KFOR-it po thoshte që kjo është çështje periferike, jo kryesore. Duhet një periudhë 10-mujore për t’u dhënë frymëmarrje një sërë çështjeve kardinalë për Kosovën, liberalizimi i vizave, plani franko-gjerman. Kjo çështje rrezikon tani të kthejë përmbys tavolinën, dhe Serbia të përfitojë maksimalisht dhe të rikthejë në tavolinë Zajednicën, Asosacionin. Kosova është në statusquo, është i vetmi vend në Evropë që s’ka liberalizim vizash, është në proces çnjohje dhe viktimizimi nga ana e saj. Në Kosovë klasa politike duhet të jetë më e përgjegjshme se cilat janë kostot dhe përfitimet e aksioneve të saj. Të gjitha mitet serbe janë ngritur mbi vet viktimizimin, miti i Car Llazarit. Kosova s’ka qenë kurrë Serbia e vjetër. Edhe juridikisht Kosova s’ka qenë kurrë në Serbi, hiq periudhën kur Millosheviçi i hoqi autonominë. Shqiptarët duhet të jenë të mençur, të mos bien në gracka”.
I pyetur nëse aksioni i Listës Serbe është shkaktuar nga Beogradi, Kalemaj tha:
Natyrisht që po, kjo është ajo që Ameria i referohet si big picture. Serbia ishte e izoluar, por Vuçiç ka ditur të kthejë në tavolinë çështjen e targave, falë ndihmës që i dha Kurti. Ne duhet ta shtynim këtë çështje për 10 muaj, për të arritur njohjen nga 5 vendeve, liberalizimin e vizave, pasi të kalonim dimrin e vështirë, dhe mandej mund të shtrihej kontrolli. Vuçiçi kërkon ta zhvendosë vëmendjen ndërkombëtare, duke u viktimizuar, duke e kthyer këtë në çështje të të drejtave të njeriut. Ai e riktheu menjëherë Zajednicën që e hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese. Ky është boshnjakëzim i Kosovës. Duke nxitur gjithmonë mungesë stabiliteti dhe duke minuar demokracinë. Koncepti i botës serbi është i njëjti me atë të botës ruse, që pushtoi Krimenë dhe Ukrainë. Serbia po synon të destablizojë Malin e Zi, Kosovën, Bosnjën, dhe pse jo Maqedoninë e Veriut në një të ardhme të afërt. Problemi që ka Albini është se sillet në pushtet sikur të jetë në opozitë. Atij i ka mbetur në dorë patatja e nxehtë e negociatave. Ai provokoi ndërkombëtarët duke thënë se e kam prioritet të 7-të dialogun me Serbinë. Mundohet të futet në qorrsokak me Serbinë, duke u marrë me këto gjëra të vogla që nuk e ndihmojnë Kosovën. Rënia në grackën e Vuçiçit tregon pamaturi politike. E rëndësishme për Kosovën është të sillesh si shtetar dhe të jesh në një linjë kohezive me ta. Kjo kërkon të jesh burrë shteti dhe jo të sillesh si opozitar në pushtet.”
Kalemaj vë në dukje se politikanët serbë që nuk kanë ndjekur direktivat e Beogradit, janë persekutuar ose vrarë.
Ata që i janë kundërvënë Listës Serbe janë diskriminuar, lënë pa punë, persekutuar ose edhe vrarë si në rastin e Ivanoviç. Direktivat e Beogradit janë në dëm të Republikës së Kosovës. Nuk mendoj që z.Kurti e do më shumë se Thaçi dhe Hardinaj Kosovën, por qasja e tyre është më e maturuar, më prudente, më e linjëzuar me faktorin ndërkombëtar. I pari ishte Escobar që kërkoi shtyrje të afatit 10 mujor. Duhet marrë parasysh që Shqipëria, Kosova, janë të vegjël. Ne kujtojmë se jemi ne qendra e botës. Z.Majko thoshte se do ndodhi ajo që provokoi luftën e parë botërore. Këto janë deklarata të papërgjergjshme! Shqiptarët duhet të ruajnë avanatazhet që kanë. Gjeopolitika ka ndryshuar sot, politika botërore është bërë shumë polare, Rusia është shumë prezente në Ballkanin Perëndimor, sikurse Kina. Ka një bazë ushtarake ruse e maskuar si qendër humanitare në Nish të Kosovës. Pse duhet që Serbia të blejë armë ofensive. Ka marrë edhe dronë. Rusia mbetet furnitori kryesor. Në duhet të ruhemi nga influencat malinje në Ballkanin Perëndimor, të ruhemi edhe nga qëllimet irredentiste të Daçiçit. Minoriteti serb është minoriteti më mirë i trajtuar në botë, kanë shitur shtëpitë nga tre herë, u subvencionohet rryma, uji. Kur dalin nga rreshti vriten ose diskriminohen".
Kalemaj theksoi se faktori shqiptar duhet të jetë i unifikuar mbi këtë çështje. Politologu ironizon duke u shprehur se qëndrimi i Ministrisë së Jashtme shqiptare mbi çështjen ishte sikur të ishte ministri e Norvegjisë.
E përjashtoj skenarin e përdorimit të armëve nga Serbia. Serbia e di që nëse shkon në Kosovë, aty është KFOR-i, është NATO, do izolohej. Serbia nuk do ndërhyjë ushtarakisht me divizione, por që ka 30 baza në Kosovë….Problemi është çfarë do bëjë faktori shqiptar. Duhet të jetë i unifikuar, sidomos roli i Tiranës zyrtare është me rëndësi të madhe, si shteti amë. Pavarësisht se ne kemi abdikuar nga ky rol. Tirana e ka detyrim kushtetues, është shteti më i fortë, anëtar i NATO-s dhe themelues i Ballkanit të Hapur. Ballkani i Hapur vdiq me rihapjen e Procesit të Berlinit. Qëndrimi i Ministrisë së Jashtme shqiptare ishte si të ishte ministri e Norvegjisë! Deklarata e Presidentit ishte edhe më dramatike, më mirë të mos ta kishte bërë atë gjë. Z. Rama nuk është shprehur, duhet të jetë i linjëzuar me Prishtinën zyrtare”.



