Kalemaj: PS s’ka vullnet politik për votën e emigrantëve. Veliaj bashkëpunëtori i ngushtë politik i Ramës

Kalemaj: PS s’ka vullnet politik për votën e emigrantëve. Veliaj bashkëpunëtori i ngushtë politik i Ramës

Politologu Ilir Kalemaj i ftuar në studion e lajmeve në MCN ka komentuar lidhur me vizitën e Ramës në Athinë të parashikuar në 12 maj për të cilin u shpreh se ajo përkon me datën e arrestimit të Fredi Beklerit një vit më parë.

Ai tha se PS nuk ka vullnet politik për votën e diasporës dhe se ky tur i Ramës është thjeshtë vizita të tij turistike. Sipas tij Rama i druhet votës së emigrantëve sepse duke qenë e pandikuar mund të ndikojë në qarqe të caktuara.

Do nisë një tur nga Greqia për të vijuar me Italinë dhe më pas Gjermani e vende të tjera. Ata e shohin si provikim, nga ana tjetër pse po i bën këto ture Rama kur Klosi tha se nuk kemi më kohë për votën e emigrantëve. PS s’ka vullnet politik për votën e emigrantëve dhe në këtë mënyrë duke mos pasur vullnet politik atëherë pse duhet ky tur me diasporën fillimisht në Athinë, më pas në Itali, Gjermani e Britani. Këto janë vizita për të mobilizuar elektoratin, janë vizita për demagogji apo njëlloj propagande, dhe nuk e di pse Rama e bën këtë tur. Fakt është se Rama apo PS i druhet votës së emigrantëve sepse ajo është një votë që nuk ndikohet as nga patronazhistët apo nga blerja, mendoj se ka një qëllim për të mos e lejuar këtë votë të diasporës sepse mund të jetë në gjendje për të ndikuar në qarqe të caktuara.

I pyetur pse nuk arriti Rama të përmirësojë marrëdhëniet me Greqinë në 11 vjet, ai tha se Rama bënë kalkulimet e tij politike dhe deri diku i ka mbajtur marrëdhëniet në mënyrë institucionale.

Nuk është ideja se Rama është përpjekur shumë, marrëdhëniet me Greqinë kanë pasur uljet dhe ngritjet e tyre. Marrëdhëniet më të këqija Greqia i ka pasur në kohën e Berishës, ndërsa Rama i ka mbajtur deri diku institucionale, por ai bën kalkulimet e tij politike.

Sa i përket Veliajt, Kalemaj tha se ai është bashkëpunëtori më i ngushtë politik i Ramës.

Është një çështje që ka prodhuar reagime. Jam ende ndër ata që kam pasur konstant një qëndrim që Veliaj është bashkëpunëtori më i ngushtë i Ramës dhe Veliaj është i nevojshëm për Ramën jo për fluksin që ka në vota por për shkak atë fluksit që ai drejton në kupolën e PS dhe ndërkombëtar që është lidhja e ngushte që ai ka me Soros. Fakti që Veliaj menaxhon buxhetin më të madh në bashki e bëjnë atë një realitet faktik dhe sado që të ndërroj mendje Rama, mendoj se është shumë e parakohshme dhe Rama si një kalkulues i ftohtë politik, është një lojtar i peshave të rënda në këtë drejtim, bën që të jetë i kujdesshëm me Veliaj, pastaj se çfarë pritet të ndodhë pas 6 muaj apo më pas pritet të shihet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy