Koronavirusi/ 275 mijë të infektuar dhe mbi 11 400 viktima në botë

Koronavirusi/ 275 mijë të infektuar dhe mbi 11 400 viktima në botë

Numri total i të infektuarve në mbarë botën nga koronavirusi është mbi 275 mijë kurse totali i viktima ka tejkaluar shifrën 11400.

Shkon në 4,032 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, ndërsa 627 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit. Ky është numri më i lartë i të infektuarve brenda një dite, i arritur deri tani. Sipas të dhënave të fundit nga autoriteti shëndetësor rreth 4.670 persona të tjerë janë infektuar, duke çuar numrin e përgjithshëm në 37.860 persona.

Numri i të prekurve nga Covid-19 në Spanjë është rritur në mbi 21 500 ndërsa numri i vdekjeve është rreth 1100

Në Gjermani totali i të prekurve nga infeksioni është rreth 20 000 kurse viktimat janë 68.

Edhe Irani vazhdon të jetë ndër vendet më të goditura nga pandemia ku totali i të infektuarve është rreth 20 000 kurse viktimat numërohen në më shumë se 1400

Edhe në SHBA të infektuarit janë rreth 20 000 teksa viktimat janë 260.

Edhe në Francë të infektuarit janë rreth 13 mijë dhe 450 viktima.

Në Britaninë e Madhe të infektuarit kanë tejkaluar shifrën 4000 teksa janë regjistruar edhe 178 viktima.

Në Turqi janë regjistruar rreth 670 të prekur nga Covid-19 dhe 9 vdekje.

Autoritete e shëndetit në Greqi kanë raportuar 495 të prekur nga infeksioni teksa viktimat janë 10.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka raportuar sot 41 infeksione të reja, të gjitha të importuara nga jashtë.

Për të tretën ditë me radhë, Kina nuk ka pasur raste të reja të brendshme të infektuar. Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka raportuar sot 41 infeksione të reja, të gjitha të importuara nga jashtë, për një total prej 269 raste të regjistruara nga jashtë vendit: 14 në Pekin, 9 në Shanghai, 7 në Guangdong dhe 4 në Fujian.

Në krahinën e Hubei janë njoftuar edhe për 7 viktima dhe 590 pacientë të shëruar ndërsa rastet serioze ranë me 173 njësi. Komisioni Kombëtar i Shëndetit deklaroi gjithashtu se 106 persona janë ende të dyshuar për kontraktim të infeksionit ndërsa 9.371 janë mbajtur ende nën vëzhgim në karantinë.

Qendrat Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar për disa shpërthime të vogla epidemike. Një muaj pas viktimës së parë të shkaktuar nga Covid-19, në vend numri i viktimave ka shkuar në 102.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy