Libri “Bashkëpunëtori i drejtësisë”/ Kalaja: Legjislacioni ka mungesë koherence mes Kodit Penal dhe Procedurës Penale

Libri “Bashkëpunëtori i drejtësisë”/ Kalaja: Legjislacioni ka mungesë koherence mes Kodit Penal dhe Procedurës Penale

 

Gjyqtari Florian Kalaja ka sjellë librin e tij më të ri, “Bashkëpunëtori i Drejtësisë”, i promovuar vetëm pak ditë më parë.

 

I ftuar në studion e “MCN Informacion”, Kalaja u shpreh se botimi përbën një studim të thelluar juridik dhe akademik mbi një nga figurat më komplekse të procesit penal në Shqipëri, atë të bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe dëshmitarit.

 

Libri ka lindur nga përvoja profesionale dhe çështjet që ka gjykuar ndër vite, duke evidentuar problematika që, edhe pse në dukje duken të zgjidhura nga legjislacioni, në praktikë hapin debate të mëdha juridike.

Libri e ka gjenezën dhe frymëzimin nga çështjet që kam gjykuar, për të trajtuar disa nga problematikat që në dukje legjislacioni i ka zgjidhur, por që në fakt hapin debate të mëdha.

Duke u thelluar dhe hulumtuar dita-ditës, arrita ta përfundoj librin brenda një periudhe trevjeçare. Studimi është një analizë komplekse, qoftë në aspektin historik, ashtu edhe në atë juridik.

 

Sipas tij, në libër është pasqyruar mungesën e koherencës që ka legjislacioni mes kritereve te Kodit Penal dhe të Kodit të Procedurës Penale. 

 

Çështja e bashkëpunëtorit të drejtësisë është ajo që kam trajtuar dhe kritikuar në libër. Kam dalë në përfundimin se legjislacioni shqiptar duhet ta rregullojë në mënyrë më kohezive këtë institut.

Ajo që ndaj me keqardhje si kritikë ndaj legjislacionit aktual është mungesa e koherencës dhe kohezionit ndërmjet kritereve që parashikon Kodi Penal për të atribuar privilegjin penal për bashkëpunëtorin e drejtësisë dhe kritereve që përmend Kodi i Procedurës Penale. Këto kritere nuk përputhen me njëra-tjetrën dhe anasjelltas.

Më tej, për ta thelluar këtë rregullim jokoherent, shoh se edhe ligji për mbrojtjen e bashkëpunëtorëve të drejtësisë dhe dëshmitarëve, i cili synon t’u japë siguri dhe mbrojtje për jetën, shëndetin, familjen dhe pasurinë e tyre, nuk harmonizohet me atë që parashikojnë Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale.

Duhet të ketë koherencë mes këtyre katër legjislacioneve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy