
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, e cilëson dramatike situatën që u krijua dje në Parlament dhe shton se duhen marrë masa për përgjegjësit. Në një prononcim për mediat, Balla tha se Byroja Parlamentare duhet të mblidhet brenda 48 orëve për të shqyrtuar një kërkesë të PS për marrjen e masave në lidhje me deputetët që u përfshinë në incidentet e djeshme në Parlament.
“Është rast i paprecedentë. Përgëzojmë hapat e marrë nga Policia e Shtetit. Kanë goditur Kuvendin e Shqipërisë deputetë të PD-së. Goditja është vepër penale. Ne presim ndjesë nga PS dhe LSI për situatën e djeshme”, tha Balla.
Ndërsa në lidhje me votimin për kyeprokuroren e re, Balla tha se procedura ishte në përputhje me ligjin. “Kartat u zëvendësuan me 4 karta të deputetëve që nuk marrin pjesë në votim. Është i pamundur zëvendësimi nga sistemi elektronik i Kuvendit në moment. Në kushtet e konfiskimit të kartës, kam ushtruar të drejtën time të votës përmes kartës së një deputeti tjetër, duke qenë se kartat u morën me dhunë nga deputetja Kryemadhi. Në aspektin kushtetues, prezenca garantohet përmes prezencës fizike. Duhen ndryshime në rregullore për të parashikuar raste të tilla”, tha Balla.



