Varfëria, Nunaj: Në Shqipëri s’kemi shtet social

Varfëria, Nunaj: Në Shqipëri s’kemi shtet social

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj duke folur në “Mcn Economy” mbi temën “Sa të varfër janë shqiptarët”, theksoi se për dallim nga vendet e tjera në Shqipëri nuk kemi një shtet social.

Nunaj vë në dukje se për sa kohë që shteti shqiptar e ka ndihmën ekonomike nën minimumin jetik nuk do zvogëlohet varfëria.

Ajo thotë se në vende të tjera si Italia funksionon shteti social, që kompenson mungesën e të ardhurave të një familje, në mënyrë që të ketë një jetë normale apo dinjtioze. 

Drupal Ad

Shqipëria vazhdon të jetë ekonomi në zhvillim, me nivele të larta korrupsioni dhe nivele shumë të larta informaliteti. Ekonomitë në zhvillim kanë një funksionim shumë më të mirë të shtetit, dhe njëkohësisht një nivel më të lart zhvillimor, kanë të ardhura më të larta, dhe varfëria është në nivele më të ulëta. Jo s’e shtetet s’kanë varfëri, përfshirë edhe Italinë.

Ka edhe këtu një numër të konsiderueshëm qytetarësh italianë që janë me të ardhura nën atë që njihet si të ardhurat bazë që duhet të ketë një familje për të jetuar. Por ndryshimi është te roli i shtetit. Nëse në Itali një familje s’i fiton të ardhurat përmes punës, është shteti ai që kompenson diferencën.

Nëse një familje italiane me 4 persona duhet të ketë 25 mijë euro të ardhura vjetore për një jetë normale, dinjitoze, kur këto të ardhura janë në masën 20 mijë, diferencën e plotësojnë politikat sociale. Ne kemi një sistem social, por s’kemi një shtet social në Shqipëri.

Politikat sociale s’është se i ke bërë të ndërlidhura me minimumin jetik. S’kemi të ardhura buxhetore që jepen si ndihmë ekonomike, dhe janë nën nivelin e minimumin jetik, kështu që do prodhojmë individë të varfër. Kjo ndihmë që jepet s’e zvogëlon varfërinë. Këtu e shoh dallimin mes dy vendeve, të pasurit të një shteti social funksional, dhe pjesërisht funksional si në rastin e Shqipërisë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy