Përndoqi dhe dhunoi 30-vjeçaren, në pranga 38-vjeçari në Lushnjë

Përndoqi dhe dhunoi 30-vjeçaren, në pranga 38-vjeçari në Lushnjë

Një 38-vjeçar me inicialet F.A u arrestua nga Policia në Lushnjë pasi ka përndjekur një 30-vjeçare. Prej dy muajsh dyshohet se ai ka përndjekur 30-vjeçaren si edhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj në ambientet e subjektit tregëtar në të cilën ajo punonte.

Përndoqi një 30-vjeçare dhe ushtroi dhunë fizike ndaj saj, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas kallëzimit nga një 30-vjeçare se një shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe kishte ushtruar dhunë ndaj saj, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.   

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është kapur dhe ndaluar shtetasi F. A., 38 vjeç, banues në Lushnjë. Ky shtetas, për një periudhë  2 mujore, dyshohet se ka përndjekur 30-vjeçaren si edhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj në ambientet e subjektit tregëtar në të cilën ajo punonte”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy