Një person ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm i përplasur nga një makinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”, ku dyshohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një këmbësor, Fatmir Hasani, 59 vjeç, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.
I dëmtuari është transportuar menjëherë në spitalin rajonal Kurbin, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, si pasojë e dëmtimeve të marra.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja së bashku me automjetin.
Grupi hetimor, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



