PD kërkon "tradhtarët" (VIDEO)

PD kërkon "tradhtarët" (VIDEO)

Partia Demokratike u ka kërkuar degëve të saj në të gjitha qarqet që të plotësojnë një formular në lidhje me atë çka ata e cilësojnë si “masakër zgjedhore”.

Ky vendim u mor në mbledhjen e kryesisë së PD-së, të mbajtur gjatë ditës së djeshme.

Në udhëzimin e sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, kërkohet që degët e selisë blu të plotësojnë disa pika ku evidentohen problematikat e nxjerra nga zgjedhjet e 25 prillit.

Procesi i analizës do të përfundojë më 30 shtator 2021.

Drejtuesi politik i Qarkut, brenda datës 1 korrik ngarkon dhe bashkëpunon me Degët e Partisë që të paraqesin analizën e rezultatit të zgjedhjeve për çdo seksion dhe grupseksion.

Brenda çdo Dege të Partisë, ngrihet një grup pune, që ka në përbërje Kryetarin dhe Sekretarin e Degës, Nënkryetarët e Degës dhe Sekretarin Organizativ dhe Sekretarin për Çështjet Zgjedhore.

Përpara dorëzimit të Raportit në nivel Dege, Grupi i Punës informon Kryesinë e Degës për të dhënat e përgjithshme të analizës, dhe pasqyron në Raport çdo vlerësim apo konstatim të Kryesisë së Degës.

Ndërsa 5 korriku do të jetë afati kur drejtuesi Politik i Qarkut paraqesin raportin përmbledhës të analizës në nivel qarku për zgjedhjet e 25 prillit dhe brenda 10 korrikut raporti i dorëzohet për shqyrtim Kryesisë së Partisë.

Në përfundim të kësaj puna i delegohet Sekretariatit Organizativ të Partisë. Gjatë periudhës 11 korrik-31 gusht do të kryen në mënyrë të detajuar për çdo seksion dhe grupseksion, verifikimi dhe analizimi i performancës së të gjitha niveleve lokale të partisë.

Brenda datës 1 shtator, Sekretariati Organizativ i Partisë i paraqet Kryesisë së Partisë një informacion të plotë për gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave vendore të partisë.

Në vendim thuhet se ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Komisioni i Përhershëm Statutor, organizatat partnere dhe Degët e Partisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy