Eksperti i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë Ardian Shtuni komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV takimin e fundit Putin-Erdogan. Ai thekson se Erdogan po luan rolin e “barkës së shpëtimit” për Putinin për interesa reciproke, duke vënë në dukje rritjen e ndjeshme të eksporteve nga Turqia në drejtim të Rusisë. Po ashtu Shtuni tha se Moska po përpiqet të blejë aksione në kompanitë energjitike në Turqi, duke e parë Ankaranë si shtetin që luan rolin e neutralit, në raportet e tensionuara me Perëndimin pas luftës në Ukrainë.
Erdogani luajti rolin e ndërmjetësuesit, por zgjidhja e konfliktit ukrainas është më e komplikuar se sa kaq. Jam i sigurt që është diskutuar shumë më tepër se Ukraina. Shpesh këto dy vende (Rusi-Turqi) në disa konflikte në rajon e kanë gjetur veten në pozitiva antagoniste, si në Siri apo Libi, si dhe në konfliktin mes Azerbaxhanit dhe Armenisë. Erdogani është duke luajtur rolin e ndërmjetësuesit mjaft mirë për interesat e tij. Nuk duhet të harrojmë se Suedia është vend i NATO-s dhe ka kërcënuar se s’do pranojë Suedinë dhe Finlandën dhe refuzoi të vendoste sanksione ndaj Rusisë. Është në pozitë ambigue, luan me ambiguitetin. Po luan rolin e barkës së shpëtimit për Putinin për interesin reciprok. Eksportet e Turqisë janë rritur me 50 për qind në 2022. Rusia kërkon që Turqia të luajë rol, në mënyrë që Rusia të shmang kufizimin e sanksioneve në sektorin bankar, industrial dhe energjitike. Rusia po përpiqet të blejë aksione në kompanitë energjitike në Turqi. Lufta në Ukrainë i ka dhënë Erdoganit një rol më aktiv, si lojtar gjeopolitik i rëndësisë së lartë në rajon. S’do përdorja fjalën partneritet Putin-Erdogan, sepse është çështje interesash. Janë 20 vjet që janë në pushtet në të njëjtën kohë. Kanë një kohë të gjatë në pushtet, e njohin njeri-tjetrin mjaft mirë. Raportet e tyre janë të një bashkëpunimi konkurrues. Putinit i duhet dikush që luajë rolin e neutralit. Nuk jam i sigurt nëse i shkon një vendi anëtar të NATO-s, por duhet të shohim rezultatet”.



