Celibashi publikon numrin e votuesve shqiptarë sipas qarqeve

Celibashi publikon numrin e votuesve shqiptarë sipas qarqeve

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka publikuar numrin e votuesve shqiptare, të pasqyruar sipas qarqeve.

“3.588.869 qytetarë shqiptarë kanë të drejtën të votojnë në 25 prill 2021”, njofton Celibashi.

Tirana është qarku më i madh me 910 mijë e 494 votues. Ndiqet nga Fieri me 403 mijë e 220 votues.

Më pas renditen Durrësi me mbi 358 mijë dhe Elbasani me rreth 347 mijë votues.

Në Vlorë do të kenë mundësi të votojnë mbi 318 mijë votues. 284 mijë e 363 janë në Korçe, 272 mijë në Shkodër dhe 173 mijë në Lezhë.

Qarqet me më pak votues janë Dibra me 131 mijë, Gjirokastra me 123 mijë dhe Kukësi me 83 mijë.

Më 25 prill, shqiptarët votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy