Muçi përkthen Varoufakis-in: Vrasja e kapitalizmit duhet të shqetësojë dhe të djathtët

Muçi përkthen Varoufakis-in: Vrasja e kapitalizmit duhet të shqetësojë dhe të djathtët

Pedagogu Redi Muçi, i cili ka përkthyer librin “Tekno – feudalizmi… Çfarë e vrau kapitalizmin?” tha në studion e emisionit “Zonë e Lirë” në MCN Tv se ia vlente që ideja e financierit Yanis Varoufakis të vinte edhe për publikun shqiptar.

Muçi tha se vrasja e kapitalizmit duhet të shqetësojë edhe të djathtët.

Nuk do e përktheja por të mos e kishte shkruar Yanis Varoufakis.

Yanis Varoufakis-in si intelektual e kam ndjekur që para se të bëhej ministër i Financave, që në 2013 kur nisi të argumentonte mbi krizën financiare dhe barrën e rëndë që i kishte rënë Greqisë sidomos nga një pikëpamje e majtë, por që bënte sens.  E kam ndjekur në këtë rrugëtim, deri tek libri i fundit që e lexova me kënaqësi dhe që më bindi që ia vlente t’i vinte edhe publikut shqiptar, pra ideja e tij.

Vrasja e kapitalizmit duhet të shqetësojë dhe të djathtët.

Premisa e librit është kjo, që për shkak të zhvillimeve teknologjike, ku të gjithë kemi një smartphone, dhe pajisjet na janë kthyer në zgjatim të trupit tonë nga njëra anë dhe nga ana tjetër për shkak të ngjarjeve historike që lidhen me krizën e vitit 2008, lidhen edhe me pandeminë që sapo kaluam, ndodhi ajo që sipas Varoufakis-it lindi një klasë e re sunduese, që janë pikërisht ata që e zotërojnë këtë teknologji.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy