Rama: 14 maji, disfatë absolute e politikës. Kemi largime, por nuk kemi ende asnjë boshllëk

Rama: 14 maji, disfatë absolute e politikës. Kemi largime, por nuk kemi ende asnjë boshllëk

Kryeministri Edi Rama nga seanca e sotme parlamentare deklaroi se kjo shumicë qeverisëse po bën rritjen më të lartë të pagave.

Kreu i qeverisë tha se Shqipëria me pagë mesatare 900 euro është një Shqipëri tjetër dhe këtë Shqipëri tjetër, shtoi se kanë ditë, muaj dhe vjet që e ndërtojnë dhe që sot pa asnjë shtysë dhe qindarkë të paguar është rregullisht çdo javë në faqet e mediave më prestigjoze ndërkombëtare si destinacioni për t’u zbuluar dhe vizituar.

Në këtë Shqipëri është koha që pagat të zënë vendin që njerëzit meritojnë në këtë fazë. Dëgjoj që pagat në sektorin privat nuk i rrit shteti, kjo është e vërtetë, por ama janë dy gjëra që ne kemi bërë dhe është një gjë që po ndodh. Duke rritur pagat minimale, është faktor i pamohueshëm dhe gjëja që po bëjmë duke rritur pagat në sektorin publik është i pamohueshëm.

Dhe kjo bën që pagat në sektorin privat të jenë në rritje të pamohueshme. Nuk ka pasur përgjigje më spektakolare se ajo e 14 majit për të gjithë.

Por më shumë se sa fitorja jonë, ajo është disfata absolute e politikës që mbartet nga gjithë ju që vini këtu dhe këndoni dokrrat tuaja.

Po e morët vesh merreni, po s’e morët vesh, faleminderit se herën tjetër do jetë më keq për ju dhe jo për shqiptarët.

Lidhur me pagat, Rama tha se jemi në kushtet kur duhet kuptuar se Europa ka filluar një luftë e cila do të bëhet çdo ditë më e pamëshirshme që të kujton shprehjen, peshku i madh do hajë të voglin me çdo çmim dhe robi do jetë ujk për robin.

Shtetet do jenë ujq për shtetet se demografia e Europës po i afrohet një tragjedie të kontinentit.

Rënia eksponenciale e lindjeve ka ardhur sot në pikën që po reflektohet në tregun e punës dhe vendet më të zhvilluara janë sot në situatën që ose duhet të rrëmbejnë nga të katër anët krahë pune për të plotësuar boshllëkun, ose duhet të pranojnë fillimin e falimentimit të tyre, që nga Gjermania lokomotiva e Europës dhe superfuqia e kontinentit.

7 milionë punëtorë duhet të vinë domosdoshmërisht nga jashtë dhe ligji që ka kaluar Gjermania para pak javësh, duhet të ngulet në kokën e të gjithë atyre që merren me politikëbërje në Gjermani, hap rrugën për marrjen e krahëve të punës së pakualifikuar.

Kemi largime, por nuk kemi ende asnjë boshllëk. Me politikën e pagave të diferencuara këtu do jemi dhe do e shohim shpejt rezultatin dhe do shohim se largimet do i kemi të balancuara.

Largimet janë dhe për arsye studimesh, por nuk do kemi asnjë boshllëk, por do arrijmë të angazhojmë dhe mjekët jashtë vendit që të punojnë këtu, pa pasur nevojë të vinë këtu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy