Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtorë 8 studentët që qëlluan me vezë kryeministrin Rama pothuajse dy vjet më parë. Gjykata ka dhënë ndaj tyre dënimin me 2 muaj burg, që do të konvertohet në orë pune. Studentët do të bëjnë 60 orë pune komunitare për të shlyer dënimin.
Të njëjtim dënim kishte kërkuar edhe Prokuroria e Tiranës, e cila në konkluzionet përfundimtare kërkonte shpalljen fajtorë të studentëve për akzuat e “goditjes për shkak të detyrës” dhe “kundërshtim i punonjësve të policisë”.
Incidenti ka ndodhur në nëntor të vitit 2015, para Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë.



