
Komisioni Evropian ka pezulluar bashkëpunimin me entitetet ruse në shkencë, kërkim dhe inovacion pas sulmeve në Ukrainë.
Po ashtu pezullohen pagesat për subjektet ruse sipas kontratave ekzistuese dhe nuk do të lidhen kontrata dhe marrëveshje të reja me organizatat ruse.
Bashkëpunimi kërkimor i BE-së bazohet në respektimin e lirive dhe të drejtave që mbështesin përsosmërinë dhe inovacionin. Agresioni i urryer ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës është një sulm kundër të njëjtave vlera. Prandaj është koha për t'i dhënë fund bashkëpunimit tonë kërkimor me Rusinë”, tha Margrethe Vestager, nënkryetare ekzekutive për një Evropë të përshtatshme për Epokën Dixhitale.



