Nju Delhi thith helm, dita e tretë e smogut toksik dhe mjegullës

Nju Delhi thith helm, dita e tretë e smogut toksik dhe mjegullës

Pas natës më të ftohtë të sezonit, me temperaturë minimale që zbriti në 11 gradë, Nju Delhi u zgjua për të tretën ditë radhazi në një re smogu toksik.

Sipas Departamentit Meteorologjik të Indisë, rënia e temperaturave është kombinuar me mjegullën e dendur duke zvogëluar dukshmërinë dhe instituti pret që mjegulla të vazhdojë gjatë gjithë ditës.

Për emergjencën e ndotjes, e cila që nga e diela ka arritur rekordin më të lartë të 5 viteve të fundit, mbeten në fuqi të gjitha masat e parashikuara nga autoritetet e kryeqytetit për fazat më akute: mbyllja e të gjitha shkollave, ndalimi i hyrjes për mjetet e rënda, përveç atyre që transportojnë produkte esenciale dhe të të gjitha automjeteve me naftë, bllokim i aktiviteteve të kantiereve private dhe publike dhe për punonjësit e zyrave publike dhe private.

Qeveria e kryeqytetit të Indisë ka njoftuar vendosjen e qarkullimit të alternuar të mjeteve në ditët në vijim.

Gjykata e Lartë ndërhyri në gjendjen e emergjencës duke i kërkuar bashkisë që të mos zbusë rregulloret kundër ndotjes pa autorizim dhe akuzoi qeveritë për papërgjegjshmëri ndaj 20 milionë banorëve, për dështimin që nga nëntori 2018, kur për herë të parë cilësia e ajrit në Delhi arriti nivele “seriozisht të dëmshme” për shëndetin.

Ndërsa ata që mund të përballojnë shpenzimet nxitojnë të blejnë pajisje për të pastruar ajrin brenda shtëpive, teksa maskat nuk janë të disponueshme si në dyqane ashtu edhe në internet.

Spitalet dhe klinikat janë të rrethuara nga mijëra njerëz që vuajnë nga vështirësi në frymëmarrje, kolla, dhimbjet e fytit, acarimi i syve dhe dhimbje koke.

media shpërthejnë polemika kundër mosveprimit dhe paaftësisë së autoriteteve për të trajtuar shkaqet tashmë të njohura të smogut.

Në veçanti, theksohen rreziqet shëndetësore për miliona qytetarë që punojnë në sektorët informal dhe kalojnë ditët e tyre jashtë, të ekspozuar ndaj helmeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy