“Arrest me burg” ka caktuar gjykata e Vlorës si masë sigurie për Daniel Qosen, i dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e recepsionistit të hotelit në Dhërmi, Eraldo Nevruzi 31 vjeç.
E njëjta masë është dhënë edhe për bashkëpunëtorin tjetër, David Larti.
Qose dhe Larti akuzohet se kanë bashkëpunuar me autorin e krimit Gerald Shehu 43 vjeç për të fshehur kufomën e 31-vjeçarit.
Seanca për dhënien e masës së sigurisë mesditën e sotme u bë e ndarë, për Qosen dhe Lartin, në mënyrë që të mos ndikojnë në deklarimet e njeri tjetrit.

Gazetari Edi Ruçi, raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV se në sallën e gjyqit të dy personat kanë shfaqur shenja pendese. Dy bashkëpunëtorët kanë thënë se janë të penduar, dhe se janë ndier të kërcënuar nga autori.
Ata kanë thënë se nga frika e autorit, kërcënimi janë detyruar të bëjnë diçka të tillë. Pavarësisht pretendimeve gjykata e Vlorës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për arrest me burg.
Sipas gjyqtares së çështjes Dorina Stroka për të dy personat ka prova të pakundershtueshme që janë të përfshirë në këtë ngjarje.
Ndërkohë në Greqi 43-vjeçarit Gerald Shehu i është komunikuar masa e arrestit e dhënë për të, për disa vepra penale.
Aktualisht vazhdojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë por pritet që kjo gjë të zgjasë disa ditë. Sakaq autori i dyshuar i ndaluar në Greqi nuk ka preferuar të japë detaje në lidhje me ngjarjen.
Nëpërmjet avokatëve ai po kërkon të ekstradohet drejt Britanisë se Madhe mbi motivin se është me shtetësi angleze.



