Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.
Kim shpreh përmes një postimi në twitter, se Tusha udhëhoqi me qendrueshmëri dhe maturi KED, ndaj tani ka përgjegjësinë që të drejtojë Gjykatën Kushtetuese në realizimin e çështjeve të mbetura.
Diplomatja amerikane ka premtuar se SHBA do të vazhdojnë të jenë një nga mbështetësit më të fuqishëm të Reformës në Drejtësi.
“Takova sot gjyqtaren Vitore Tusha, për ta falenderuar atë për udhëheqjen e qëndrueshme dhe të matur të KED, e cila mundësoi funksionimin e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare. Tani ka përgjegjësinë të drejtojë GJK në trajtimin e çështjeve të rëndësishme. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një mbështetës i fortë i reformës në drejtësi”, shkruan ambasadorja Kim.
Gjykatës Kushtetuese ka vetëm pak javë që u bë funksional me plotësimin e kuorumit të gjyqtarëve.



