Kakavijë/ Tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria mbi 28 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 43-vjeçari

Kakavijë/ Tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria mbi 28 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 43-vjeçari

Një 43 vjeçar është proceduar penalisht pas tentativës për të nxjerrë nga Shqipëria mbi 28 mijë euro, pa i deklaruar.

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit F. R., ku u gjetën 28 650 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin F. R., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy