Irani paralajmëron: Jemi gati për të rinisur programin bërthamor (VIDEO)

Irani paralajmëron: Jemi gati për të rinisur programin bërthamor (VIDEO)

Irani ka informuar Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike se që sot do të nisë përgatitjet për të rifilluar programin e uraniumit të pasuruar. Lajmin e ka bër të ditur zëdhënësi i Agjencisë Bërthamore Iraniane, Behrouz Kamalvandi.

Ai ka saktësuar se të martën do të nisë procesi i prodhimit të esafluorurit të uraniumit. Ky i fundit është materiali bazë me të cilin punojnë centralet bërthamore.

Irani e ka kapacitetin për të përshpejtuar centrifugat e pasurimit të uraniumit. Marrëveshja e vitit 2015 kufizoi numrin e këtyre centrifugave në Teheran, një mënyrë kjo për të ndaluar prodhimin e uraniumit të pasuruar në nivel ushtarak, duke penguar kështu realizimin e bombës bërthamore.

Vendimi për rinisjen e procesit të prodhimit erdhi pas fjalimit të djeshëm të liderit suprem, Ali Khamenei, i cili tha se duhet të nisin përgatitjet për pasurimin e uraniumit nëse fuqitë e tjera të mëdha botërore tërhiqen nga marrëveshja pas largimit të SHBA-ve. “Është iluzion të mendosh se Irani do t’u nënshtrohet sanksioneve dhe në të njëjtën kohë të qëndrojë në marrëveshje”, ka thënë ai.

Përpjekjet e kryeministrit Hassan Rohani dhe ministrit të Jashtëm Jawad Zarfi deri tani nuk kanë prodhuar rezultate dhe Khamenei duket se po e humbet durimin. Kompanitë e mëdha europiane po tërhiqen nga Irani njëra pas tjetrës, për shkak të kërcënimeve për “sanksione dytësore” që SHBA-të pritet të vënë në zbatim që nga nëntori ndaj kujtdo që bën biznes me iranianët.

Një ditë më parë, nga Irani u tërhoq francezja “Peugeot”, e cila atje kishte tregun më të madh të huaj, me 440 mijë mjete të shitura vetëm vitin e shkuar.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy