Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Itali dhe ka humbur jetën një 34-vjeçar shqiptar që jetonte në San Marino.
Viktima është Morsi Gjezi, i cili ka ndërruar jetë në vend.
Shqiptari po udhëtonte në autostradën e San Marinos me një automjet të ngarkuar me rreth 20 ton mbeturina të ngurta, teksa u përplas në bordurën mbrojtëse anësore.
34-vjeçari shqiptar po udhëtonte me mjetin e rëndë, ndërsa e dashura e tij po udhëtonte me një mjet dhe ishin përshëndetur disa minuta më herët se të ndodhte aksidenti tragjik, shkruajnë mediat Italiane.
U desh ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve për të nxjerrë trupin e pajetë nga pirgu i mbeturinave. Aksi rrugor u bllokua për disa orë në drejtimet e tij, derisa u pastrua rruga nga mbeturinat e shumta.
Koincidencë është fakti se po në këtë kthesë një vit më parë, një i ri 16 vjeç humbi jetën. Aksidenti ishte thuajse një fotokopje, pasi dhe në atë rast u përmbys një kamion i transportit të mbetjeve. Por, viktima ishte një kalimtar pasi shoferi shpëtoi.



