Britania do të heqë gjininë nga formularët e censusit, protestojnë feministet

Britania do të heqë gjininë nga formularët e censusit, protestojnë feministet

Britania e Madhe mund të bëhet një nga vendet e para në botë ku nuk kërkohet që gjatë regjistrimit të popullsisë të deklarohet specifikisht gjinia të cilës i përkasin qytetarët. Propozimi është bërë nga Zyra Kombëtare e Statistikave dhe sipas “Sunday Times” ka shkaktuar protesta te feministet.

Pritet që në formularët e rinj të mos e kenë të detyruar plotësimin e pikës ku deklarohet se cilës gjini i përket, kjo për të mos diskriminuar transgjinorët dhe persona të tjerë që nuk e gjejnë veten në kategoritë mashkull dhe femër.

Por shumë përfaqësuese të shoqatave të grave thonë se kjo u mohon femrave të drejtën e idenitifikimit si të tilla.

Ky ndryshim që pritet të reflektohet në censusin e vitit 2021 pritet të mos tregojë se sa femra dhe sa meshkuj ka në Britani. /Përgatiti: Gazmira Sokoli /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy