9 plantacione me marijuanë, arrestohen 10 shqiptarë në Spanjë

9 plantacione me marijuanë, arrestohen 10 shqiptarë në Spanjë

Dhjetë shqiptarë janë arrestuar nga policia spanjolle dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim, të dyshuar si anëtarë të një organizate kriminale.

Operacioni për kapjen e tyre u kodua “Periculum”, gjatë të cilit u zbuluan nëntë plantacione me marijuanë, duke asgjësuar 44382 bimë narkotike në komunat Secastilla, Boltana, Ainsa, Benabarre, Tierrantona dhe Fanlo.

Operacioni, i cili është kryer në periudhën mars-nëntor të këtij viti, në rajonet Sobrarbe dhe Ribagorza, ka pasur ndërhyrjen e 82 agjentëve, duke çmontuar 20 kampe të fshehura në zona të pyllëzuara të vështira për t’u arritur.

Në kuadër të planit për zbulimin dhe çmontimin e plantacioneve të mëdha të marijuanës në zona të izoluara ose të vështira për t’u aksesuar, hetimet e para filluan në mars në përpjekje për të lokalizuar plantacionet e mundshme, të krijuara nga mafia ndërkombëtare për kultivimin, tharjen dhe paketimin e marijuanës për shitje të mëvonshme në Europë.

Si rezultat i hetimeve të kryera në fazën e parë të operacionit u arrit të verifikohej ekzistenca e disa plantacioneve të marijuanës në vende të largëta dhe pothuajse të paarritshme të rajoneve Sobrarbe dhe Ribagorza, duke vëzhguar në të gjitha një model identik “modus operandi”.

Plantacionet, ruheshin nga 2 ose 3 individë që ishin fshehur në pyll në kampe të kamufluara në mënyrë perfekte, duke iu përkushtuar kultivimit dhe kujdesit të makro-plantacioneve përmes sistemeve të gjera dhe komplekse të ujitjes, duke pasur gjeneratorë për të siguruar furnizimin me ujë, nga rezervuarë aty pranë.

Gjatë gjithë kohës kujdestarët ruanin një nivel maksimal të gatishmërisë, duke pasur gjithmonë disa rrugë shpëtimi, në rast se zbuloheshin ata do të largoheshin nga vendi duke u larguar nga plantacioni, gjë që vështirësonte mbikëqyrjen nga agjentët, të cilët duhej të merrnin masa ekstreme për t’u zbuluar .

Sipas mediave spanjolle, sa i përket kampeve, ata tregojnë se në disa prej tyre ishin vendosur sisteme alarmi, të cilat njoftonin për praninë e mundshme të një të panjohuri.

Përgjegjësit e plantacionit kalonin deri në 6 muaj në këto kampe, duke u furnizuar nga persona të tjerë me materiale pune, ushqime, gaz butan dhe artikuj bazë çdo muaj.

9 plantacionet ndodheshin në komunat Secastilla, Boltaaa, Ainsa, Benabarre, Tierrantona dhe Fanlo dhe përgjatë fazave të ndryshme të operacionit, ndërhyrja u krye në secilën prej tyre.

Pranë plantacioneve u krijuan kampe ku banonin përgjegjësit të cilët për të pasur më shumë lëvizshmëri prenë pemët dhe rrafshuan masën pyjore për të sjellë ujë në plantacione dhe për të ndërtuar kasolle tharje.

Autoritetet spanjolle thonë se ka qenë punë e vështirë për agjentët e përfshirë, pasi për të hyrë në disa prej plantacioneve iu desh të ecnin nëpër pyje të dendura për disa kilometra, për të mos u pikasur nga kujdestarët e plantacioneve që kishin vendosur pika vëzhgimi.

Të arrestuarit janë 10 meshkuj të moshave 19 deri në 40 vjeç, të gjithë me kombësi shqiptare, si autorë të dyshuar për kultivim dhe trafik droge dhe anëtarësim në një organizatë kriminale.

Gjatë operacionit u sekuestruan gjithsej 44.382 bimë marihuanë, të cilat pasi të përpunoheshin mund të kishin pasur përfitime të mëdha në tregun ilegal, si dhe 20 fusha ku banonin të arrestuarit, 9 kasolle tharëse, 11 pishina uji, 2 gjeneratorë, 5 pompa uji, 10 celularë dhe mjete dhe vegla të shumta të dedikuara për kultivimin, kujdesin, tharjen dhe paketimin e drogës.

Të gjitha bimët u asgjësuan me autorizimin e Autoritetit Gjyqësor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy