Erdogan: Nëse SHBA na vendos sanksione, do të ishte shenjë mosrespekti

Erdogan: Nëse SHBA na vendos sanksione, do të ishte shenjë mosrespekti

Sanksionet amerikane për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore nga Turqia, do të ishin “mosrespekt”, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Ky reagim i Erdoganit vjen pasi mediat amerikane raportuan se shumë shpejt SHBA-ja do të vendosë sanksione ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemeve të mbrojtjes nga Rusia.

Rusia vitin e kaluar ka dërguar në Turqi sistemin e mbrojtjes raketore, pavarësisht se një lëvizje e tillë ishte kundërshtuar nga Uashingtoni zyrtar, i cili kishte paralajmëruar Ankaranë se do të ndërmarrë masa.

Sipas ligjeve në fuqi në SHBA, Uashingtoni sanksionon shtetet që blejnë sasi të konsiderueshme të armëve nga armiqtë e SHBA-së, përfshirë këtu edhe nga Rusia. Por, presidenti amerikan, Donald Trump, që e kishte quajtur Erdoganin “mik të mirë”, kishte shmangur sanksionet ndaj Turqisë.

 “Nuk e di se çfarë do të shkaktojë kjo (vendosja e sanksioneve) para se Trump të largohet nga presidenca, por gjatë katër vjetëve të Trumpit në pushtet, unë nuk kam pasur asnjë problem në komunikimin tim me Amerikën”, tha Erdogan për gazetarët.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Turqisë janë të tensionuara për një varg çështjesh, përfshirë edhe mbështetjen që Uashingtoni ka dhënë për milicinë kurde në Siri, që Ankaraja i konsideron terrorist, por edhe për shkak të blerjes së sistemit S-400. Por, Erdogan ka lënë të kuptohet se marrëdhëniet mund të përmirësohen nën administratën e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, i cili ka shërbyer si nënpresident i Barack Obamës. “Ai është një person që më njeh shumë mirë dhe unë e njoh atë shumë mirë”, tha Erdogan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy