Juncker dhe May nisin bisedimet për një Brexit sa më të butë

Juncker dhe May nisin bisedimet për një Brexit sa më të butë

Ndarja e Britanisë nga Bashkimi Europian dhe përpjekjet për një largim sa më të butë janë arsyeja e takimeve intensive që po zhvillon presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, me kryeministren britanike, Theresa May.

Takimi i parë është zhvilluar mbrëmë, por të tjera do të vijojnë sot dhe nesër.  

“Patëm një takim pozitiv. Jam shpresëplotë se do t’ia dalim”, tha Juncker në një prononcim për mediat pas takimit të parë.

Pak ditë më parë, qeveria britanike la të kuptohet se diskutimet me BE-në do të ishin të shumta, ndërsa raportimet në media flasin për çështjen e kufirit të Irlandës së Veriut si një nga pikat më të vështira.

Brukseli ka vendosur si afat për përfundimin e marrëveshjeve datën 15 dhjetor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy