Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë kundër zhvendosjes së Kadastrës:  Favorizon centralizimin në Tiranë dhe braktis qytetet historike

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë kundër zhvendosjes së Kadastrës: Favorizon centralizimin në Tiranë dhe braktis qytetet historike

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit për zhvendosjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nga Vlora drejt Tiranës, duke e cilësuar atë si të papranueshëm, të njëanshëm dhe thellësisht të dëmshëm për qytetin dhe qytetarët e këtij qarku. 

Sipas saj, ky veprim është pjesë e një politike të vazhdueshme të zbrazjes institucionale të Vlorës, e cila ka nisur më herët me largimin e Gjykatës Administrative dhe Gjykatës së Apelit, duke cenuar rëndë aksesin e qytetarëve në drejtësi dhe shërbime publike.

Në reagim thuhet se largimi i institucioneve shtetërore përbën diskriminim territorial dhe goditje të drejtpërdrejtë ndaj profesionit të avokatit dhe sigurisë juridike.

Largimi i institucioneve shtetërore nga Vlora përbën:

  • Cenim të rëndë të aksesit në drejtësi dhe shërbime publike për mijëra qytetarë;

  • Goditje direkte ndaj profesionit të avokatit, funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë juridike;

  • Diskriminim territorial të hapur, që favorizon centralizimin ekstrem në Tiranë dhe braktis qytetet historike e strategjike të vendit."

Dhoma e Avokatisë kërkon rishikimin dhe anulimin e menjëhershëm të vendimit, ndërprerjen e politikës së centralizimit në Tiranë si dhe rikthimin e funksioneve gjyqësore dhe administrative në Vlorë, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërmarrë çdo veprim institucional dhe ligjor për të mbrojtur interesin publik dhe dinjitetin e qytetit.

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë kërkon:

  • Rishikimin e menjëhershëm dhe anulimin e vendimit për zhvendosjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës;

  • Ndërprerjen e politikës së largimit të institucioneve nga Vlora;

  • Rikthimin e funksioneve gjyqësore dhe administrative, të domosdoshme për një qytet të këtij dimensioni dhe rëndësie.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy