Për gazetarin Denis Dyrnjaja, Julian Deda i cili garon në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, mund të jetë rivali më i fortë ndaj kryebashkiakut aktual Erion Veliaj.
Duke folur në emisionin “Stay Tuned” në MCN Tv, Dyrnjaja shtoi se Jul Deda është një prototip ndryshe.
I kam parë kandidaturat, s’di pse kam një lloj ndjesie se nga gjithë këta janë shquar nga media, do ketë një surprizë nga Julian Deda.
S’di pse Juli mund të jetë rivali më i fortë ndaj Eion Veliajt, lali Erit, për ta sfiduar se në qasje publike është shumë rivalizues.
Lali Eri çdo tip politikani mund ta rivalizonte. Duhet t’i dalë një prototip ndryshe.
Prishi lojën ose strategjinë tjetrit dhe Jul Deda është i vetmi sipas meje që mund ta bëjë këtë gjë.
Nuk ka ngarkesa të karakterit politik pasi vjen nga arti dhe ka edhe njerëz që e ndjekin dhe pëlqejnë, mund të jetë surprizë.
Rivalitet interesant do të ishte nëse do e shihnim Jul Dedën, përballë Erion Veliaj. E kam si bindje këtë gjë, nuk e thashë për blof.



